Loading...

Sistemet e informacionit të kreditit në Shqipëri

Credit Information Systems in Albania

Research Paper (postgraduate) 2016 58 Pages

Business economics - Banking, Stock Exchanges, Insurance, Accounting

Summary

Kudo në botën në zhvillim, rritja e disponueshmërisë së kredisë dhe konkurrenca e rritur mes huadhënësve kanë krijuar nevojën e shkëmbimit të informacionit të kredisë, sepse shtrirja dhe efikasiteti i mekanizmave të shkëmbimit të informacionit ndryshojnë shumë midis vendeve. Disa huadhënës në Shqipëri kanë ngjallur interes në mundësinë e krijimit të Sistemeve te Informacionit të Kreditit (SIK) për të ndihmuar në menaxhimin e rrezikut huamarrës.

Në mënyrë të ngjashme, shumë ekonomi janë dëshmitare për rritjen e madhe në mbulimin e informacionit të kreditit, duke përfshirë edhe ndërgjegjësimin në rritje të domosdoshmërisë së shkëmbimit të informacionit midis huadhënësve të shumtë.Sistemet e informacionit të kreditit SIK janë të përkushtuar për të ofruar të mira për raportimin e kreditit, menaxhimin e vlerësimit dhe zbutjen e rrezikut të kreditimit të produkteve.

Sistemi i informacionit të kreditit SIK mbledh informacion nga burime të ndryshme dhe jep informacion të kredisë konsumatore për konsumatorët për një shumëllojshmëri përdorimi. Informacione si ecuritë e mëparshme të kredisë së një personi janë një mjet i fuqishëm për të parashikuar sjelljen e tij të ardhshme. Institucione të tilla informacioni rreth kredive zvogëlojnë efektin e informacionit asimetrik midis huamarrësve dhe huadhënësve, për të lehtësuar problemet e përzgjedhjes së pafavorshme dhe rrezikut moral. Për shembull, informacioni i mjaftueshëm i kreditit mund të lehtësojë huadhënësit në shfaqjen dhe monitorimin e huamarrësit, duke shmangur dhënien e kredive për individët me rrezik të lartë.

Kjo ndihmon huadhënësit të vlerësojnë meritat e kreditit, aftësinë për të paguar përsëri një kredi, dhe ndikimin në normën e interesit dhe kushtet e tjera të kredisë. Normat e interesit nuk janë të njëjta për të gjithë, pasi bazohen në rrezikun e çmimeve, një formë e diskriminimit të çmimeve bazuar në rreziqet e ndryshme të pritshme të huamarrësve të ndryshem, siç është përcaktuar në vlerësimin e tyre të kreditit.Konsumatorët me një histori në mospagimet në kohë të kredisë apo detyrime borxhesh në tatime etj, do të gjykohen me një normë më të lartë interesi vjetor se konsumatorët të cilët nuk kanë këta faktorë.

Details

Pages
58
Year
2016
ISBN (Book)
9783668278585
File size
2.7 MB
Language
Albanian
Catalog Number
v338224
Grade
Tags
credit information systems albania sistemet shqipëri

Author

Share

Previous

Title: Sistemet e informacionit të kreditit në Shqipëri