Ndikimi i televizionit në qëndrimet seksuale dhe sjelljet tek adoleshentët e moshës 15-17 vjeqare në qytetin e Klinës


Bachelor Thesis, 2014

27 Pages


Excerpt


Përmbajtja

Abstrakt

1.Hyrje

II. Metodologjia
1.) Pjesëmarrësit
2.) Aparati / mjetet
3.) Dizajni eksperimental
4.) Procedura

III. Rezultatet
1.) Diskutimi
2.) Referencat
3.) Pyetësori
4.) Aneks

Hyrje

Abstrakt

Përmbajtjet seksuale televizive, qëndrimet seksuale dhe sjellja janë dy fusha influencuese sidomos në masë të madhe tek adoleshentët. Si rrjedhojë në dekadën e fundit janë bërë studime të shumta, të cilat përveç tjerash kanë për qëllim edhe shqyrtimin e lidhjes në mes këtyre dy fushave. Po ashtu edhe ky studim është një përpjekje për të zbërthyer lidhjen në mes qëndrimeve seksuale, sjelljes dhe përmbajtjeve seksuale televizive, po ashtu edhe pakënaqësisë së krijuar si rezultat i nivelit të lartë të këtyre përmbajtjeve. Në këtë studim u përfshinë 90 nxënës, të përzgjedhur rastësisht nga tri shkolla në qytetin e Klinës. Hipotezat e ngritura ishin: Portretizimet e seksit në TV nxisin adoleshentët drejt marrëdhënieve seksuale. Ndërsa hipoteza tjetër është : Niveli i lartë i përmbajtjeve seksuale i dërgon adoleshentët në pakënaqësi lidhur me përvojat e tyre seksuale. Nga rezultatet e fituara shohim se edhe pse TV ofron përmbajtje seksuale ne nivel te konsiderueshëm, nuk nxit te rinjtë drejt marrëdhënieve te hershme seksuale,por nëse TV servon përmbajtje te tilla ne nivel te shumtë te rinjtë mund te zhgënjehen me përvojën e tyre si dhe te kenë probleme shëndetësore,shoqërorë.

Hyrje

Adoleshenca është një fazë e jetës gjate se cilës individi përfiton aftësi e njohuri për përgjegjësitë e të rriturit. Përvojat emocionale dhe ndryshimet trupore,marrin ngarkesë të lartë drejt vendosjes së raporteve të reja me botën e veten (Kaza, 2006).

G.Stanley Hall e quajti atë një periudhë trazirash, furtunash dhe tensionesh dhe në të njëjtën kohë një periudhë e mundësive të mëdha seksuale, emocionale, fizike dhe konjitive (Reçka, 2005). Adoleshentët shpesh marrin mesazhe kontradiktore për seksin nga televizioni, por prindërit dhe edukatorët mundohen të jenë të kujdesshëm (Reçka, 2005). Periudha kryesore e eksplorimit të zhvillimit seksual ndodh gjatë adoleshencës. Gjatë kësaj kohe, të rinjtë fillojnë të marrin në konsideratë se cilat janë sjelljet seksuale të kënaqshme, morale si dhe të përshtatshme për grupmoshat e tyre (Ward, 2006).

Teoria Socialo-kognjitive propozon një lidhje të drejtpërdrejt mes televizionit dhe qëndrimeve si dhe sjelljes së adoleshentëve, duke i përdorur informatat seksuale televizive si udhëzues seksual në veprimet e tyre (Nixon, 2000).

Qëndrimet ndaj televizionit si dhe qëndrimet e publikut ndaj seksit në televizion,janë bërë më të tolerante dhe me pak te cenzuruara gjatë viteve e fundit pra nuk ka kritika te theksuara mbi përmbajtjet e shumta seksuale qe ofron TV. Sondazhet gjithashtu shprehin huti lidhur me këtë pse është kështu-duke u munduar të gjejnë shkaktarin në: televizion, revista, zhvillime teknologjike, apo presioni i komercializmit, apo për shkak ngjarjes Cliton –Lewinsky (Bragg, 2002).

Midis moshës 8-18 vjeçare, të rinjtë i shpenzojnë rreth 8 orë çdo ditë në media, dhe 3-4 orë në televizion (Roberts, Fahr & Rideout, 2005). Si studimet argumentojnë se TV është i pasuruar me përmbajtje seksuale si dhe gëzon një vëmendshmëri të lartë nga adoleshentët (Collins, 2004).

Si çështje primare ne ketë studim është : Portretizimet e seksit në TV nxisin adoleshentët drejt marrëdhënieve seksuale ? Televizioni po nxit zhvillimin e marrëdhënieve seksuale tek te rinjet duke ju dhen akses ne një moshë ku ata janë te paaftë për ti kuptuar plotësisht, apo kur mendimet e tyre janë abstrakte ,jot e qarta ne lidhje me përmbajtjet seksuale (Brown & Stelle, 2002).

Chapin (2000) thekson se është i pamohueshëm fakti se TV është një nder burimet socializues dhe ne krahasim me shkollën dhe prindit mund te jet primar ne ketë aspekt, megjithatë TV me përmbajtjet e tije po ndikon qe te rinjet te bëjnë seks me herët para se ata ta ndjejnë veten te gatshëm për ketë. Portretizimi i seksit në TV, mund të ndikojë në qëndrimet, besimet, sjelljet e adoleshentëve (Collins, 2004). TV mund të krijojë aluzione dhe pritje jorealiste nga përmbajtjet seksuale televizive tek te rinjet, se seksi është më qendror në jetën e përditshme, duke i nxit te rinjet te kryej aktivitet te tillë por duke mos i mësuar se si te mbrohen gjatë aktit seksual, apo te kenë një seks te sigurt qe po reflekton me von me pasoja te ndryshme (Kunkel, 1999). Gjithashtu, televizioni jep pamje një-dimenzionale të marrëdhënieve seksuale të cilat janë gjithmonë spontane, romantike dhe pa rrezik (Rice, 2005).

Seksi ne TV zakonisht paraqitet për mes këtyre akteve si: puthje, përqafime, marrëdhënie seksuale, dashuri dhe agresivitet i lidhur me këto elemente : duhan, drogë, alkool si paraprirës se tije (Arnet & Jeffrey, 2002) pastaj akteret e marrëdhënieve seksuale shpesh janë te pamartuar njeri me tjetrin, apo njeri prej tyre eshte i martuar apo ne lidhje dhe kjo ndryshon qëndrimet e tyre duke e aprovuar këtë si normë e cila duhet zbatuar (Debbie, 2002).

Teoria e të mësuarit social, parashikon se adoleshentët të cilët shohin marrëdhënie seksuale pa përjetuar pasoja negative, kanë më shumë gjasa për ta miratuar sjelljen e portretizuar (Harri, 1999). Modelimi është një proces i rëndësishëm në zhvillimin e roleve seksuale, një predikim i të mësuarit të teorive sociale dhe se modelet e prezantuara në televizione janë ekstremist sterotipe (Haxhiymeri & Gjeremeni, 1997).

Prindërit janë ata të cilët mund të jenë në gjendje për të reduktuar efektet e përmbajtjeve seksuale duke shikuar TV së bashku me fëmijët e tyre adoleshentë,dhe duke diskutuar lidhur me qëndrimet, besimet e tyre lidhur me seksin (Huston, 1998)

Një çështje tjetër dytësore në këtë studim është se: Niveli i lartë i përmbajtjeve seksuale i dërgon adoleshentët në pakënaqësi lidhur me përvojat e tyre seksuale ? Studiuesit argumentojnë se adoleshentët seksualisht aktiv dëshirojnë të kishin pritur më gjatë për të kryer marrëdhënie seksuale, si dhe shumë te rinje jane ballafaquar me pasoja te ndryshme : duke u ber prind ne moshë te re, duke pësuar infeksione seksuale ku e ardhmja e tyre eshte rrezikuar apo vështirësuar ,kjo flet qartë se seksi po ndodh para se të rinjtë të jenë të përgatitur për pasojat e tij. Dëshmi të fortë kësaj i japin edhe të dhënat nga shëndeti publik ku janë raportuar raste të : shtatëzanisë së paplanifikuar, sëmundjeve ngjitëse seksuale dhe shumica e këtyre pacienteve kanë qen adoleshent (Bragg, 2002).

Qëndrueshmëria dhe intensiteti seksual qe paraqitet ne përmbajtje televizive po bën e rinjet te zhgënjehen me përvojën e tyre, duke krijuar iluzione se edhe ata duhet te ken at qëndrueshmëri dhe intensitet qe njeherit është pritje jo realiste e tyre (KFF, 2000).

Kur adoleshentët arrijnë “socializimin seksual” ata ndryshojnë bindjet për përmbajtjet seksuale televizive, për shkak të rafinimit të arsyetimit formal dhe njeherit janë në gjendje për të interpretuar realitetin e përvojës së tyre në drejtim të TV-së dhe anasjelltas (Rice, 2005).

Ekziston bindja e përgjithshme se televizioni shtrembëron realitetin e marrëdhënieve seksuale duke e paraqitur seksin si : veprimtari shfrytëzuese,e shkujdesur, pa u marrë me pasoja si dhe njeherit provokuese apo nxitëse për audiencën (Ward, 2006).

Objekt studimi i punimit : Objekt i këtij studimi janë ndryshimet që ndodhin tek qëndrimet dhe në sjellje, si rezultat i influencës televizive tek adoleshentët e moshës 15-17 vjeçare në qytetin e Klinës.

Qëllimi i këtij studimi: është zbërthimi i lidhjeve eventuale ndërmjet televizionit dhe qëndrimeve seksuale dhe sjelljes tek adoleshentët (15-17 vjeçare) në qytetin e Klinës.

Konkretisht:

1. Sa ka impakt televizioni në qëndrimet seksuale dhe sjellje
2.Të zbulohen qëndrimet pozitive apo negative dhe sjellja e adoleshentëve
3. Të njihet niveli i vetë-kënaqësisë me përvojën e tyre seksuale tek adoleshentët.

Hipotezat.

Në këtë studim kemi dy hipoteza,ku njëra është primare ndërsa tjetra paraqitet si sekondare. Hipoteza primare apo kryesore e këtij studimi është: : Portretizimet e seksit në TV nxisin adoleshentët drejt marrëdhënieve seksuale. Ndërsa hipoteza tjetër është : Niveli i lartë i përmbajtjeve seksuale i dërgon adoleshentët në pakënaqësi lidhur me përvojat e tyre seksuale.

II. Metodologjia

Pjesëmarrësit

Numri i përgjithshëm i pjesëmarrësve në këtë studim është 80.

Ky numër është përzgjedhur nga klasat e IX, X dhe XI nga tri shkolla që gjenden në qytetin e Klinës (një fillore dhe dy të mesme). Përzgjedhja e mostrës është bërë në mënyrë të rastësishme,pas aprovimit nga drejtori përkatës është caktuar klasa e cila ka qen ne dispozicionin momental për zbatim dhe është përkrahur nga kujdestaret e klasës përkatëse, si dhe janë përfshi ata nxënës qe kanë qen ne klase. Pjesëmarrësit janë nga dy gjinitë, ku 47 prej tyre janë femra dhe 33 prej tyre janë meshkuj, mosha e tyre është 15, 16 dhe 17 vjeçare. Pjesëmarrësit janë njoftuar në fillim për çështjen që do të hulumtohet dhe se do të mbesin anonim .Kjo është bërë për çështje etike në mënyrë që të ruhet privatësia e pjesëmarrësve.

Aparati / Mjetet.

Instrumenti që është përdorur në këtë studim është pyetësori.

Pyetësori është procedurë e përfitimit dhe përpunimit të të dhënave të një çështjeje gjurmuese të psikologjisë, që shtrihet te pjesëtarët e një bashkësie shoqërore apo të një grupi të caktuar social. Pyetësori përbëhet prej pyetjeve që u parashtrohen subjekteve për të dhënat personale dhe pikëpamje, për qëndrimin dhe për llojet e sjelljes të tyre lidhur me problemin social- psikologjik që hulumtohet (Nushi, 1999)

Pyetësori që është përdorur në këtë studim përmban 15 pyetje, të cilat do të japin informacione lidhur me influencën televizive në qëndrimet seksuale dhe sjelljen. Për përpilimin e pyetësorit jam përkujdesur unë.

Përgjigjet e dhëna nga subjektet, janë të shkallëzuar nga 1 deri në 4 pikë. Përgjigjet duken kështu:

1-Plotësisht dakord
2-Dakord
3-Neutral
4-Jo dakord

Dizajni eksperimental

Analizat e nxjerrura në këtë hulumtim janë: Koeficienti alfa,përqindjet dhe hi katrori, në bazë të cilave do të shohim a mbështeten pritjet apo hipotezat tona.

Përpunimi i të dhënave është bërë përmes programit SPSS .

Procedura

Pas përzgjedhjes së pjesëmarrësve, atyre ju është treguar lidhur me qëllimin e hulumtimit, konkretisht ndikimin e televizionit në ndryshimin e qëndrimeve seksuale të sjelljes.

Subjekteve qysh në fillim ju është treguar se pyetësori do të jetë anonim, dhe do të kërkohet sinqeritet në përgjigjet e tyre. Koha që parashihet të jetë në dispozicion është përafërsisht 10 minuta. Pyetësori ishte i qartë, dhe për këtë arsye nuk kishte ndojnë pyetje nga subjektet në lidhje me pyetjet e parashtruara.

III. Rezultatet

Në këtë hulumtim pjesëmarrës ishin 80 subjekte ku 33 prej tyre ishin meshkuj dhe 47 femra, Mosha e tyre sillej nga 15-17 vjeqare.

Konkretisht të moshës 15 vjeçare ishin 21 subjekte, ku prej tyre 9 ishin femra dhe 12 meshkuj, të moshës 16 vjeçare ishin 31 subjekte, ku 19 prej tyre ishin femra dhe 12 meshkuj, si dhe të moshës 17 vjeçare ishin 28 subjekte, prej tyre 19 ishin femra dhe 9 meshkuj.

Gjinia

Abbildung in dieser Leseprobe nicht enthalten

Mosha

Abbildung in dieser Leseprobe nicht enthalten

Analiza e besueshmëris-koeficienti alfa

Abbildung in dieser Leseprobe nicht enthalten

Alfa ka dalur .561 dhe si rrjedhojë e kësaj, pyetësori konsiderohet të jetë i besueshëm. (Cortina, 1993).

Jose M.Cortina profesor në departamentin e psikologjisë në Michigan të SHBA-së, shpjegoi se koeficienti alfa është keqkuptuar gjatë aplikimeve në kërkimet psikologjike, i cili thekson se alfa është prekur nga numri i ajtemave dhe dimenzionalitetit, ku vendos një kriterium të ndryshëm nga Cronbach për alfen : alfa .30 konsiderohet e varfër , .50 e besueshme dhe .70 shumë e besueshme(Cortina, 1993).

Ndërsa në bazë të kritereve të vendosura nga profesori Lee Joseph Conbrach, alfa me rezultat .561 nuk konsiderohet i besueshëm, ngase ky kriter tek ai flet për një alfë të varfër dhe me besueshmëri jo të pranueshme (Conbrach, 1951).

T-TEST

Group Statistics

Abbildung in dieser Leseprobe nicht enthalten

Tek qëndrimet meshkujt raportuan X = 27.00 dhe DS 5.72, ndërsa femrat raportuan X = 26.28 dhe DS 4.89 dhe T-testi (78) .61 dhe P = 5.6- pra kemi dallime jo signifikante ne lidhje me qëndrimet dhe gjininë dhe si rezultat i kësaj hipoteza e ngritur se: Portretizimet seksuale ne TV nxisin te rinjtë drejt marrëdhënieve seksuale nuk gjen mbështetje.

CHISQ

Abbildung in dieser Leseprobe nicht enthalten

gjinia * p31 [count, row %, column %, total %].

Abbildung in dieser Leseprobe nicht enthalten

Chi-square tests.

Abbildung in dieser Leseprobe nicht enthalten

Tek sjellja meshkujt raportuan X = 48.00 % ndërsa femrat X=19.05% dhe CHIS (X2) = 7,77 dhe P =.01 pra këtu kemi dallime signifikante sa i përket sjelljes ne lidhje me shikueshmërinë dhe si rezultat i kësaj mund te themi se hipoteza sekondare : Niveli i lartë i përmbajtjeve seksuale i dërgon adoleshentët në pakënaqësi lidhur me përvojat e tyre seksuale gjen mbështetje.

Në deklaratën : A mendoni se programet moderne televizive paraqesin përmbajtje seksuale në nivel të pranueshëm­, 32.5% e pjesëmarrësve u deklaruan ( P –Dakord) , 50.0% ( dakord), 12.5% (neutral), si dhe 5.0% (Jo dakord).

Në deklaratën : A munden të rinjtë të kenë qasje në përmbajtje seksuale në internet më lehtë në krahasim me televizionin, 53.8% e pjesëmarrësve u deklaruan më (P-Dakord), 26.3% (Dakord), 7.5% ( Neutral), si dhe 12.5%( Jo Dakord)

Në deklaratën: A shikoni programe televizive me përmbajtje seksuale, 16.3% e respodentëve u deklaruan me (P-dakord), 15.0% e respodentëve ishin (Dakord) ndërsa 22.% (Neutral), dhe 46.3% e respodentëve (Jo dakord)

Në deklaratën: A janë meshkujt më të influencuar në krahasim me femrat prej përmbajtjeve seksuale televizive, 27.5% e pjesëmarrësve u deklaruan më (P-dakord), 40.0% (Dakord), 25.0% (Neutral) si dhe 7.5% ishin (Jo dakord).

Në deklaratën : A mendoni se të rinjtë janë të influencuar nga përmbajtja seksuale televizive, 23.8% e pjesëmarrësve me (P-dakord), 38.8% ishin (Dakord), 27.5% (Neutral) ndërsa 10.0% u deklaruan me (Jo dakord)

Në deklaratën : A është shkaktare përmbajtja seksuale televizive për rritjet e shtatëzanive tek mosha adoleshente dhe për sëmundje të tjera të përafërta, 35.5% e pjesëmarrësve u deklaruan (P-dakord), poashtu 35.0% u deklaruan (Dakord), ndërsa vetëm 10% u deklaruan (Neutral), 20.0% ( Jo dakord)

Ne deklaratën: A ndikojnë përmbajtjet seksuale televizive në sjelljet e juaja seksuale, 20.0% e pjesëmarrësve ishin (P – dakord), 10.0% (Dakord), 15.0% (Neutral), ndërsa 55.0% u deklaruan (Jo dakord)

Në deklaratën : A duhet prindërit të jenë më vigjilent se çfarë shikojnë fëmijet e tyre në television, 70.0% e pjesëmarrësve u deklaruan me (P-dakord), 23.8% (Dakord), 3.8% ishin (Neutral) dhe vetëm 2.5% (Jo dakord).

Në deklaratën : Të rinjtë a ballafaqohen me probleme shoqërore për shkak të ndikimit të televizionit tek ata, 27.5% e pjesëmarrësve u deklaruan (P-dakord), 41.3% (Dakord), 18.8% (Neutral) si dhe 12.5% (Jo dakord)

Në deklaratën : A mendoni se adoleshentët kërkojnë përmbajtje seksuale në television, 25.0% u deklaruan (P-dakord), 33.8% ( Dakord), 25.0% (Neutral) dhe 16.3% (Jo dakord)Në deklaratën : : A duhet të jetë një kohë specifike pas së cilës në program televiziv është e lejuar të flitet për seks, 46.3% e pjesëmarrësve u deklaruan (P-dakord) 22.5% ( Dakord), 15.0% u deklaruan (Neutral) si dhe 16.3 % ( Jo dakord­).

Në deklaratën: A mendoni që nëse prindërit janë më të hapur me fëmijët e tyre rreth edukimit seksual atëherë fëmijët do të kenë qëndrim pozitiv ndaj sjelljes seksuale, 40.0% e pjesëmarrësve u deklaruan (P-dakord), 33.8% (Dakord), 12.5% ( Neutral) dhe 13.8% ( Jo dakord).

Në deklaratën : Përmbajtja seksuale televizive a është ajo e cila i edukon të rinjtë drejt opsioneve të sigurta të seksit, siç është përdorimi i kondomit, 28.8% e pjesëmarrësve u deklaruan me (P-dakord), 41.3% ( Dakord), 12.5% (Neutral) dhe 17.5% (Jo dakord).

Në deklaratën: A mendoni se ka rritje të abuzimeve seksuale tek të rinjtë për shkak të përmbajtjeve seksuale të shfaqura në television, 26.3% e pjesëmarrësve u deklaruan (P-dakord) , 41.3% ( Dakord) , 21.3% (Neutral), 11.3 % (Jo dakord).

Në deklaratën: A mendoni se përmbajtja seksuale televizive ndikon në sjelljet seksuale tek të rinjtë, 30.0% e pjesëmarrësve u deklaruan me (P-dakord), 36.3% (Dakord), 25.0% (Neutral), si dhe 8.8% (Jo dakord).

Diskutimi

Nga hulumtimi i bërë është vërejtur se edhe pse TV ofron përmbajtje seksuale ne nivel te pranueshëm, edhe pse te rinjtë mendojnë se këto përmbajtje ndikojnë ne jetën e adoleshenteve,prapë se prapë nuk kemi dallime signifikante sa i përket qëndrimeve dhe gjinisë, kështu qe hipoteza e lartcekur se : TV me portretizimet seksuale nxit te rinjtë drejt marrëdhënieve seksuale nuk gjen mbështetjen e duhur .Gjithashtu, televizioni nuk është i vetmi burim ku servohen me lehtësi këto përmbajtje, pra ka edhe indikator tjerë të cilët kanë kyçje më të lehtë .

Të dhënat tjera në këtë studim flasin për atë se përmbajtjet e shumta seksuale televizive në shkaktojnë pasoja të më vonshme në aspektin e përvojës si dhe aspektin shëndetësor dhe social, dhe kështu ne lidhje me sjelljen kemi dallime signifikante sa i përket gjinisë dhe shikimit te këtyre përmbajtjeve ku meshkujt prin me dyzet e gjashte përqind te shikueshmërisë ,ndërsa femra rreth nëntëmbëdhjetë perqind, por kur te rinjtë pyeten ne lidhje me atë se a shikojnë përmbajtje te tilla te rinjtë e tjerë, te dy palët deklarohen pozitivisht ne përqindje te larte. Gjithashtu përkrahet fakti se TV ofron modele edukuese lidhur me marrëdhëniet seksuale.

Prindërit mund të jenë në gjendje për të reduktuar efektet e përmbajtjeve seksuale duke qenë më vigjilentë se çfarë shikojnë fëmijët e tyre në TV, duke diskutuar lidhur me qëndrimet, besimet e tyre rreth seksit (Miller et al, 2003).

Rezultatet nga ky studim kanë ngjashmëri me disa studime të tjera ndërkombëtare te tilla si: studimi nga Jane Brown – profesor në departamentin e psikologjisë në Universitetin e Karolines Veriore ne SHBA, i cili ne vitin 2006 hulumtoj çështjen e ndikimit të TV-së në qëndrimet e nxënësve dhe supozimet në lidhje me marrëdhëniet seksuale, ku erdhi në përfundim se televizioni ofron përmbajtje seksuale por qe kjo nuk ndikon që të rinjtë të përjetojnë një zhvillim emergjent seksual, duke argumentuar se kjo ndodh natyrshëm apo si diçka e caktuar biologjikisht te ndodh,dhe se TV mund te perfeksionoj apo te edukoj por jo edhe ti nxis, po ashtu dallimet josignifikante sa i përket gjinisë i argumenton me faktin se seksi është pjesë e jetës, nevojë fiziologjik dhe diçka shumë e dëshiruar nga te dy gjinitë dhe e natyrshme për shekullin qe jetojmë (Ladin,2006).

Analiza formale e TV-së në lidhje me përmbajtjet seksuale tregon se pjesa më e madhe e marrëdhënieve seksuale ndodhin mes karaktereve te cilët nuk janë të martuar me njëri tjetrin, dhe fare pak përmendet seksi i sigurt, kontracepsioni, sëmundjet e transmetueshme (Arnett, 2000).

Tjetër studim i cili është kryer në SHBA në vitin 2001-02 ku ishin anketuar 1792 adoleshentë përmes telefonit, erdhi ne përfundim se shumica e adoleshentëve me përvojë seksuale ishin deklaruar se kishin pasur probleme qoftë shëndetësore apo edhe shoqërorë, dhe ishin ndjerë te zhgënjyer sa i përket qëndrueshmërisë dhe intensitetit duke theksuar se pritjet e tyre për veten kishin qen me te mëdha, pra ne ketë aspekt ka ngjashmëri me studimin ton por dallon sa i përket nxitjes për marrëdhënie seksuale, ku te rinjtë e përfshirë ne ketë studim ishin deklaruar pozitivisht ndaj kësaj (Ward, 2006).

Edhe hulumtimi i ber ne vitin 2004 nga Rebacca Collins – profesoreshë e shkencave biheovirale ne Universitetin e Californis ne SHBA ne lidhje me ketë qeshtje erdh ne përfundim se : te rinjtë e shohin me shumë si faktor edukues se sa nxitës televizionin ne lidhje me seksin, ndërsa ne lidhje me personazhet qe zhvillojnë marrëdhënie seksuale qoftë ne filma apo video te ndryshme te rinjtë ne shumë raste krijojnë mendime negative, apo i identifikojnë apo etiketojnë me emra te ndryshëm te cilët janë te shquar për sjellje negative por gjithashtu cek se te rinjtë zhgënjehen me pritjet seksuale ndaje vetes se tyre apo pritjet seksuale te partnerit dhe kjo mund te ndikoj me probleme personale, shëndetësore tek ata, duke aluduar se për një lidhje te sigurt ne kohet e fundit po kontribuon edhe jeta seksuale apo përshtatje seksuale (Miu,2004).

Mesazhet seksuale janë të pandryshueshme ku: sjellja seksuale zakonisht zhvillohet mes dy të rriturve, të cilët nuk janë të martuar me njëri tjetrin (Walsh, 2002). Pasojat e mundshme të marrëdhënieve seksuale janë rrallë të adresuara (Kunkle, Cope & Colvin 1996, Sapolsky & Tberlet, 1991).

Televizioni si një institucion meditativ është një nga shumë forca kritike sociale që luan rol të rëndësishëm në formësimin e modeleve të sjelljes seksuale ( Tberlet, 1991).

Kufizimet dhe rekomandimet Sigurisht se ky studim mund të ketë kufizimet e veta, të cilat në një formë a tjetër mund t’ia zbehin sadopak vlefshmërinë, rezultatet janë fituar vetëm nga pyetësori nga pamundësia për të bërë ndonjë vëzhgim ku do të mund të krijoheshin situata të tilla të cilat do të “ provokonin” subjektet për të parë sjelljet e tyre. Si kufizim mund të themi faktin se mostra është përzgjedhur vetëm nga shkollat që gjenden në qytetin e Klinës, jo edhe nga fshatrat përreth. Si rrjedhojë rezultatet nuk mund të jenë të vlefshme për adoleshentët e fshatrave përreth përshkak të ndikimit që ka konteksti social tek vetë adoleshentët.

Rekomandimet

Të bëhen studime të tjera nga ekspert për këtë çështje, studime këto të cilat do të kishin mbështetje institucionale dhe të cilat do të dilnin me rekomandimet e tyre. Bashkëpunim në mes prindërve dhe mësimdhënësve për zgjidhjen dhe edukimin e adoleshentëve në këtë aspekt.

Dhe një pjesëmarrje më e madhe e psikologëve në shkolla. Kjo do të ndikonte në përmirësimin e gjendjes aktuale dhe mundësinë e evitimit të pasojave nga përmbajtjet seksuale televizive.

Te shfaqin seks te kamufluar televizionet

Referencat:

Arnett, Jeffrey J. (2002) 'The Sounds of Sex: Sex in Teens' Music and Music Videos'. InSexual Teens, Sexual Media: Investigating Media's Influence on AdolescentSexuality, ed. Brown, J. D., J. R. Steele, and K. Walsh-Childers, (253-264), Mahwah,New Jersey and London: Lawrence Erl

Collins L, Elliott N, Miu A.(2003). Linking media content to media effects: the RAND Television and Adolescent Sexuality (TAS) study. In: Kunkel D, Jordan A, Manganello J, Fishbein M, eds.Media Messages and Public Health: A Decisions Approach to ContentAnalysis. Mahwah, NJ: Lawrence Erlbaum Associates. In pressbaum Associates.

Brown, J. (2006). Sexy media matter: Exposure to sexual content in music,movies, television, and magazine predicts black and white adolescents’ sexual behaviour,Pediatrics[online]Available at:<http://pediatrics.aappublications.org/content/117/4/1018.full.html> [Accessed 20 Feburary 2014.

Bragg, S., Buckingham, D., & Broadcasting Standards Commission. (2002). Young people and sexual content on television: A review of the research. London: Broadcasting Standards Commission

Conbrach ,L.J.(1951).Coefficient alpha and internal structure of tests. Psychometrika, 16 (3),297-334.

Collins, R.L., Elliott, M.N, Berry, S.H., Kanouse, D.E., Kunkel, D., Hunter, S.B., & Miu, A. (2004). Watching sex on television predicts adolescent initiation of sexual behaviour. Pediatrics, (2004) Volume 114, Number 3, Pages 280-289

Cortina,J. M.(1993). What is coefficient alpha? An examination of theory and applications. Jornual of Applied Psychology, 78, 98-104.

Chapin, J. R. (2000) 'Adolescent sex and mass media: a developmental approach'Adolescence 35 (140): 799-811

Dacey,J .,& Kenny,M.(1997). Adolescent Development (2nd ed).Boston:Mc Graw-Hill

Harris ,R.J.(1994). A congnitive Psychology of Mass Communication.Hillsdale,New Jersey:Lawerence Erlbaum.

Haxhiymeri,E & Gjermeni,E (1997). Sterotipat dhe rolet gjinore.Tiranë.

Huston,A.C.,Wartella,E., & Donnerstine ,E.(1998).Measuring the effects of sexual content in the media. Menlo Park, CA.Kaiser Family Foundation.

Kaza,N. (2006). Adoleshenca Stina e Shpërthimev. Shtypshkronja “Migeeralb”.Tiranë.

KFF (2000) Teens and Sex: the role of popular television (factsheet) Menlo Park, CA:

Kaiser Family Foundation.

Kunkel, Dale, Kirstie M. Cope, and Erica Biely (1999a) 'Sexual messages on television:

Comparing findings from three studies' Journal of Sex Research 36 (3): 230-236

Kunkel, Dale, K. M. Cope, and C. Colvin (1996) Sexual messages on family hour television:

content and context, Menlo Park, CA: Kaiser Family Foundation

Kunkel, Dale, Kirstie Cope-Farrar, Erica Biely, Wendy Jo Maynard Farinola, and Edward

Donnerstein (2001) Sex on TV (2) A biennial report to the Kaiser Family Foundation,

Menlo Park, CA: Kaiser Family Foundation

Nixon, H. (2000) ‘ Dawson’s Creek: Sex and Scheduling in a Global Phenomenon’ English and Media Magazine (42/3): 25–9

Nushi,P (2002). Psikologji e përgjithshme I.Prishtinë.

Rice,F.Ph.,& Dolgin, K.G(2005) The Adolescent Development,Relationships,and Culture (11th edititon).Boston,MA:Allyn and Bacon.

Reçka,L (2006).Psikologjia e zhvillimit.Shtëpia Botuese “Libri Universitar”.Tiranë.

Treise, Debbie, and Alyse Gotthoffer (2002) 'Stuff You Couldn't Ask Your Parents: TeensTalking About Using Magazines for Sex Information'. In Sexual Teens, SexualMedia: Investigating Media's Influence on Adolescent Sexuality, ed. Brown, J. D., J.R. Steele, and K. Walsh-Childers, (173-189), Mahwah, New Jersey and London:Lawrence Erlbaum Associates

Ward,L.M., & Friedeman,K .(2006). Using TV as a Guide: Associations Between Television Viewing and Adolescents' Sexual Attitudes and Behavior. Journal of Research on Adolescence,( 2006),Volume 16, Number 1,Pages 133-156

Ward,LM., & Rivadeneyra,R.(1999).Contributions of Entertainment Television to Adolescents' Sexual Attitudes and Expectations: The Role of Viewing Amount versus Viewer Involvement. The Journal of Sex Research(1999), Volume 36, Number 3,Page 237-249

Pyetësori

Ndikimi i televizionit në qëndrimet seksuale dhe sjelljet e adoleshentëve

Data:___________ Gjinia: o Mashkull o Femër Mosha:_____

Ju lutem bëni një shenjë në përgjigjen që ju mendoni se është më e përshtatshme (duhur) për situatën që është e përshkruar në pyetje.

1: A mendoni se programet moderne televizive paraqesin përmbajtje seksuale në nivel të pranueshëm­?

1. Plotësisht dakord 2. Dakord 3. Neutral 4. Jo dakord

2: A munden të rinjtë të kenë qasje në përmbajtje seksuale në internet më lehtë në krahasim me televizionin?

1. Plotësisht dakord 2. Dakord 3. Neutral 4. Jo dakord

3: A shikoni programe televizive me përmbajtje seksuale?

1. Plotësisht dakord 2. Dakord 3. Neutral 4.Jo dakord .

4: A janë meshkujt më të influencuar në krahasim me femrat prej përmbajtjeve seksuale televizive?

1. Plotësisht dakord 2. Dakord 3. Neutral 4.Jo dakord

5: A mendoni se të rinjtë janë të influencuar nga përmbajtjet seksuale në televizion?

1. Plotësisht dakord 2. Dakord 3. Neutral 4. Jo dakord

6: A është shkaktare përmbajtja seksuale televizive për rritjet e shtatëzanive tek mosha adoleshente dhe për sëmundje të tjera të përafërta?

1. Plotësisht dakord 2. Dakord 3. Neutral 4. Jo dakord

7: A ndikojnë përmbajtjet seksuale televizive në sjelljet e juaja seksuale?

1. Plotësisht dakord 2. Dakord 3. Neutral 4. Jo dakord

8: A duhet prindërit të jenë më vigjilent se çfarë shikojnë fëmijet e tyre në televizion?

1. Plotësisht dakord 2. Dakord 3. Neutral 4. Jo dakord

9: Të rinjtë a ballafaqohen me probleme shoqërore për shkak të ndikimit të televizionit tek ata?

1. Plotësisht dakord 2. Dakord 3. Neutral 4. Jo dakord

10: A mendoni se adoleshentët kërkojnë përmbajtje seksuale në televizion?

1. Plotësisht dakord 2. Dakord 3. Neutral 4. Jo dakord

11: A duhet të jetë një kohë specifike pas së cilës në program televiziv është e lejuar të flitet për seks?

1. Plotësisht dakord 2. Dakord 3. Neutral 4. Jo dakord

12: A mendoni që nëse prindërit janë më të hapur me fëmijët e tyre rreth edukimit seksual atëherë fëmijët do të kenë qëndrim pozitiv ndaj sjelljes seksuale?

1. Plotësisht dakord 2. Dakord 3. Neutral 4. Jo dakord

13: Përmbajtja seksuale televizive a është ajo e cila i edukon të rinjët drejt opsioneve të sigurta të seksit, siç është përdorimi i kondomit?

1. Plotësisht dakord 2. Dakord 3. Neutral 4. Jo dakord

14: A mendoni se ka rritje të abuzimeve seksuale tek të rinjtë për shkak të përmbajtjeve seksuale të shfaqura në televizion?

1. Plotësisht dakord 2. Dakord 3. Neutral 4. Jo dakord

15: A mendoni se përmbajtja seksuale televizive ndikon në sjelljet seksuale tek të rinjtë?

1. Plotësisht dakord 2. Dakord 3. Neutral 4. Jo dakord

SHËNIM: Përgjigjet e juaja në këtë analizë janë konfidenciale dhe nuk do të përcillen tek ndonjë palë e tretë. Përgjigjet tuaja do të përdoren vetëm për qëllime studimi të lidhura me analizën.

Aneks

A mendoni se programet moderne televizive paraqesin përmbajtje seksuale në nivel të pranueshëm

Abbildung in dieser Leseprobe nicht enthalten

A munden të rinjtë të kenë qasje në përmbajtje seksuale në internet më lehtë në krahasim me televizionin

Abbildung in dieser Leseprobe nicht enthalten

A shikoni programe televizive me përmbajtje seksuale

Abbildung in dieser Leseprobe nicht enthalten

A janë meshkujt më të influencuar në krahasim me femrat prej përmbajtjeve seksuale televizive

Abbildung in dieser Leseprobe nicht enthalten

A mendoni se të rinjtë janë të influencuar nga përmbajtja seksuale televizive

Abbildung in dieser Leseprobe nicht enthalten

A është shkaktare përmbajtja seksuale televizive për rritjet e shtatëzanive tek mosha adoleshente dhe për sëmundje të tjera të përafërta

Abbildung in dieser Leseprobe nicht enthalten

A ndikojnë përmbajtjet seksuale televizive në sjelljet e juaja seksuale

Abbildung in dieser Leseprobe nicht enthalten

A duhet prindërit të jenë më vigjilent se çfarë shikojnë fëmijet e tyre në televizion

Abbildung in dieser Leseprobe nicht enthalten

Të rinjtë a ballafaqohen me probleme shoqërore për shkak të ndikimit të televizionit tek ata

Abbildung in dieser Leseprobe nicht enthalten

A mendoni se adoleshentët kërkojnë përmbajtje seksuale në televizion

Abbildung in dieser Leseprobe nicht enthalten

A duhet të jetë një kohë specifike pas së cilës në program televiziv është e lejuar të flitet për seks

Abbildung in dieser Leseprobe nicht enthalten

A mendoni që nëse prindërit janë më të hapur me fëmijët e tyre rreth edukimit seksual atëherë fëmijët do të kenë qëndrim pozitiv ndaj sjelljes seksuale

Abbildung in dieser Leseprobe nicht enthalten

Përmbajtja seksuale televizive a është ajo e cila i edukon të rinjtë drejt opsioneve të sigurta të seksit, siç është përdorimi i kondorit

Abbildung in dieser Leseprobe nicht enthalten

A mendoni se ka rritje të abuzimeve seksuale tek të rinjtë për shkak të përmbajtjeve seksuale të shfaqura në televizion

Abbildung in dieser Leseprobe nicht enthalten

A mendoni se përmbajtja seksuale televizive ndikon në sjelljet seksuale tek të rinjtë

Abbildung in dieser Leseprobe nicht enthalten

Excerpt out of 27 pages

Details

Title
Ndikimi i televizionit në qëndrimet seksuale dhe sjelljet tek adoleshentët e moshës 15-17 vjeqare në qytetin e Klinës
College
University of Prishtina  (Pristina)
Course
Psychology of school and counseling
Author
Year
2014
Pages
27
Catalog Number
V282778
ISBN (eBook)
9783656822684
ISBN (Book)
9783656822691
File size
487 KB
Language
Albanian
Quote paper
Islam Borinca (Author), 2014, Ndikimi i televizionit në qëndrimet seksuale dhe sjelljet tek adoleshentët e moshës 15-17 vjeqare në qytetin e Klinës, Munich, GRIN Verlag, https://www.grin.com/document/282778

Comments

  • No comments yet.
Look inside the ebook
Title: Ndikimi i televizionit në qëndrimet seksuale dhe sjelljet tek adoleshentët e moshës 15-17 vjeqare në qytetin e Klinës



Upload papers

Your term paper / thesis:

- Publication as eBook and book
- High royalties for the sales
- Completely free - with ISBN
- It only takes five minutes
- Every paper finds readers

Publish now - it's free